A e dini se nga cila sëmundje ka vuajtur “Hyremi” kur braktisi serialin? (Foto/Video)

A e dini se nga cila sëmundje ka vuajtur “Hyremi” kur braktisi serialin? (Foto/Video)

Meryem Uzerli, e njohur si “Sulltanesha Hyrem” nga seriali “Shekulli Madhështor”, kishte braktisur serialin e famshëm në përfundim të episodit të 100-të, raporton Periskopi.

Në atë kohë u dhanë lloj-lloj arsyesh për këtë largim, deri në ato se “Hyrem” ishte çmendur.

Por, në të vërtetë Meryem Uzerli ka vuajtur nga Sindromi i lodhjes kronike (CFS).

Sindroma e lodhjes kronike (CFS) është një çrregullim i karakterizuar nga lodhje ekstreme ose lodhje që nuk largohet me pushim dhe nuk mund të shpjegohet me një gjendje mjekësore themelore.

Këto janë simptomat që shkakton CFS:

Humbja e kujtesës ose përqendrimi

Lodhje e madhe edhe pas një nate me gjumë

Pagjumësia kronike (dhe çrregullime të tjera të gjumit)

Dhimbje të muskujve

Dhimbje koke të shpeshta

Dhimbje shumëfishore pa skuqje ose ënjtje

Dhimbje të shpeshta të fytit

Nyjet limfatike të buta në qafën tuaj dhe në sqetull

Pasi ajo u diagnostifikua me CFS dhe shkoi në Berlin, ajo tani jeton atje dhe si duket është mjaft mirë dhe po shijon jetën edhe me vajzën e saj. /Periskopi/

https://www.instagram.com/p/BWiNO-pAfxa/

 

 

Shpërndaje në: