E doni një mashkull? Ja si t’i shprehni dashurinë

E doni një mashkull? Ja si t’i shprehni dashurinë

Më në fund ti njohe mashkullin e ëndrrave të tua dhe ke rënë në dashuri me të. Por fatkeqësisht ai nuk di asgjë për ndjenjat e tua. Ti je në dilemë se çfarë të bësh: të shprehesh vet e para apo të presësh iniciativwn nga ana e tij? Ky artikull ju sjell disa këshilla se si të hidhni vet hapin e parë… Mos u ndje keq kur mendon se po e hedh ti hapin e para. Deklarimi i dashurisë është veçse llimi. Nëse mashkulli që të pëlqen është me të vërtetë ai i duhuri, ti nuk do të zhgënjehesh që i dhe shtysën e parë lidhjes suaj. Si të mos gabosh Para se të vendosësh të shprehësh dashurinë, prit një periudhë kohore rreth një muaj dhe vrojtoje mashkullin tënd. Bisedo me të për tema të ndryshme në mënyrë që të kuptosh karakterin e tij. Vetëm pasi të bindesh që ai është i duhuri, mund të vazhdosh me planin tënd.

Mundohu të mësosh sa më shumë për të, për vendet që i pëlqejnë, për hobit e tij dhe ideale do të ishte të zgjidhje vendet domethënëse për të për t’i shprehur dashurinë. Më poshtë, ne po listojmë 5 mënyra dhe ide të bukura të të shprehurit të dashurisë. Sigurisht që ideja duhet të të pëlqejë edhe vet ty, përndryshe nuk do të marrësh kënaqësi

1. Mënyra klasike konsiderohet të shprehurit e sinqertë “sy për sy”. Metoda është e përshtatshme për vajzat e sigurta dhe të guximshme. Kryesore këtu është të parit në sy, në mënyrë që të shohësh dhe ndjesh reagimin e tij.

2. Nëse jetoni larg, ti mund ti shprehësh atij dashurinë në telefon ose në chat dhe të shohësh reagimin e tij përmes intonacionit të zërit. Nëse ai nuk të përgjigjiet nga ana tjetër e telefonit, mos u mërzit, atij i duhet kohë të përtypë “deklaratën” tënde dhe të mendojë hapin e vet. Por, nëse mundësia për tu takuar me të është jo e largët, më mirë prit ta takosh dhe t’ia shprehësh dashurinë përballë.

3. Nëse asnjëra nga variantet e mësipërme nuk të duket e përshtatshmë, atëherë kalo tek varianti letrar dhe romantik i të shkruarit të një letre dashurie, e cila mund të jetë letër e dërguar me postë, e dhënë dorazi, apo letër e dërguar me email. Nuk këshillojmë përdorimin e sms apo mms, pasi është më pak serioze.

4. Darkë romantike – edhe ky është një variant jo i keq i të shprehurit të dashurisë. Këshillohet që para darkës, të shëtisni bashkë e të argëtoheni, në mënyrë që të ndihesh më natyrale e me më pak emocione gjatë darkës.

5. Nëse jeni të dy tipa ektremistë, një zgjedhje shumë e mirë do të ishte ti bënit atij një surprizë të këndshme, psh, hedhje me parashutë të dy bashkë, pasi meshkujve në përgjithësi ju pëlqen kjo lloj adrenaline. Në qiell do ta kesh pak të vështirë ti shprehësh dashurinë, por kur të zbrisni në tokëSido që të jetë mënyra që do zgjedhësh, asnjëherë mos u bë posesive, mos e shqetëso atë me shumë telefonata e sms njëra pas tjetrës, pasi dashuria nuk është me imponim. Mos kërko përgjigjie të menjëhershme. Leri atij kohën e duhur të mendohet e të veprojë sipas zemrës së vet. Nëse, megjithëse pas përpjekjeve të tua, ai nuk reagon ashtu siç ti do të doje, mos u shqetëso, më mirë ta humbasësh shpejt një mashkull të tillë se sa të vuash më vonë prej tij…

Shpërndaje në: