E dyshuara për vrasjen në Majac gjendet nga FIT e plagosur rëndë

E dyshuara për vrasjen në Majac gjendet nga FIT e plagosur rëndë

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e rëndë në Majac, ku njësitë e FIT-it kanë lokalizuar të dyshuarën për vrasje.

Sic raporton sinjali, e dyshuara është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes pas kryerjes së krimit.

Ajo është nxjerrë nga objekti ku ishte barrikaduar dhe i është ofruar ndihma e parë nga ekipet emergjente, para se të transportohej për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë hasur edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa një viktimë ka humbur jetën dhe ende nuk është identifikuar

Policia dhe njësitë relevante janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngjarja e rëndë në Majac: 70-vjeçarja gjendet e plagosur rëndë në kokë – dyshohet se u qëllua nga vajza e kunatit

Shpërndaje në: