E fejuara e Jason Statham nuk dëshiron shtatzani të dytë, bart kondom (Foto)
Ka dy muaj që ka sjell në jetë djalin Jack Oscar. Bëhet fjalë për Rosie Huntington-Whiteley, e fejuara e aktorit të njohur Jason Statham. E bazuar në atë që shihet brenda çantës së Rose, si duket ka nisur aksion për mos mbetjen shtatzanë me fëmijën e dytë, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Modelja britaneze, ka shpërndarë një snap, ku shihen testet e shtatzanisë së hershme, një pako me kondom dhe një shishe me verë dhe cigare.
Në çantë po ashtu shihet çokollatë snicker. Ndërsa lidhur me postimin e fotos që ka shpërndarë në rrjetet sociale ajo ka shkruar një status. “Falenderuese për çantën dhuratë që po më hyn në punë. Faliminderit John dhe Amy”, është shkrimi i saj teksa është përcjell me shumë emoji.
Rosie nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale prej se ka sjell në jetë Jack Oscar me 24 qershor.
“I vogli jonë ka arritur. Jack Oscar Statham me 24 qershor”, ka shkruar ajo./Periskopi





