E fshehu gjatë nga publiku, por ky është i fejuari i Adelina Tahirit (Foto)
Këto ditë këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka qenë kryelajm në mediet rozë.
E shkak për këtë ishte pasi një medie në Maqedoni tha se ajo është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni Seryzha Markov.
Ndërkohë, Adelina pas kësaj nuk u deklarua fare deri mbrëmë kur në ditëlindjen e nënës së saj sigurisht i ftuar ka qenë edhe i fejuari i saj.
Adelina më në fund e shfaq në publik të fejuarin e saj e që duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Në bazë të këtyre fotografive personi në foto duket të jetë po ai që kanë raportuar mediet maqedonase.
Kujtojmë se për këtë Adelina ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj.
Ndryshe, pasi këngëtarja seksi kishte bërë të ditur lajmin se i ka thënë “PO” , propozimit nga i dashuri i saj u përfol se i fejuari misterioz është biznesmeni rus Sergej Samsonenko, mirëpo ky lajm u demantua menjëherë nga këngëtarja duke thënë se as që bëhet fjalë për Samsonenkon.






