E gjithë bota po tallet me notarin etiopian

E gjithë bota po tallet me notarin etiopian

Një notar nga Etiopia që po merr pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” , është kthyer në sensacion për rrjetet sociale dhe internetin në përgjithësi.

Robel Kiros Habte garoi në 100 metër stil i lirë dhe u rendit në vend të 59 nga 59 garues në total.

Notari e mbylli garën për 1.04.95 minuta duke mbetur shumë metra pas konkurrenteve të tjerë. Ai ishte i vetmi notar që nuk e mbylli garën në më pak se një minutë kohë.

Si ka mundësi që një notar i tillë është kualifikuar për të marrë pjesë në lojërat olimpike?

Shpërndaje në: