E goditi ulësen pas zëvendësimit, Shaqiri tregon pse e bëri këtë
25-vjeçari u zëvendësua në sfidën në fjalë dhe më pas kishte goditur ulësen në shenj nervoze.
Por, ai thotë se nervozizmi nuk kishte të bënte me zëvendësimin, por me diçka tjetër.
“Është shumë e vështirë kur trajneri të zëvendëson dhe të njëjtën gjë e përjetojnë të gjithë lojtarët”.
“Sigurisht që ka emocione në lojë. Un nuk e kam goditur stolin se kam qenë i nervozuar me trajnerin, por thjesht ishin emocione të lojës. Këto emocione janë normale te futbollistët… Edhe dora ime është mirë”, deklaroi Shaqiri. /Periskopi.com



