E jashtëzakonshme, futbollisti shqiptar nga aeroplani drejt e në lojë
Ndeshja e Kombëtares u zhvillua të shtunën, mirëpo të dielën Basha ka udhëtuar direkt për në Itali.
Besoni ose jo, Bari ka zhvilluar ndeshje në ora 20:30 dhe Basha është grumbulluar me skuadrën e tij, shkruan Telegrafi.
Ishte minuta e 76-të e takimit kur trajnerit i Barit, Simone Colantuono vendosi ta aktivizoj Migjen Bashën në fushë.
Kjo dukej e çuditshme pasi lojtari luajti rreth 20 minuta me lojën shtesë pa pushuar asnjë moment.
Ndeshja mes Barit dhe Spezias përfundoi në barazim 1-1.



