E jashtëzakonshme: Kosovari e fiton Ligën e Kampionëve për të rinj (Video)
Skuadra e të rinjve të Salzburgut, është shpallur kampione e Ligës së Kampionëve për të rinj.
Salzburg që në skuadër ka edhe talentin kosovar, Mërgim Berisha, ka mposhtur në finale Benfican, me rezultat 2:1.
Golat për Salzburgun i shënuan: Daka dhe Schmidt, ndërsa të vetmin për portugezët, Gomez.
Berisha në këtë takim u paraqit nga minuta e parë, ndërsa këtë edicion në këtë garë, ka realizuar shtatë gola.
Vlen të ceket se Salzburg në gjysmëfinale ka eliminuar skuadrën e të rinjve të Barcelonës.
http://www.dailymotion.com/video/x5jisvt_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5jizfv_alexander-schmidt-goal-hd-benfica-u19-1-2-salzburg-u19-24-04-2017_sport



