E jashtëzakonshme: Ky është trajneri 15-vjeçar, e quajnë ‘mini Mourinho’

E jashtëzakonshme: Ky është trajneri 15-vjeçar, e quajnë ‘mini Mourinho’

Ndërsa synon të bëhet trajner i ndonjë skuadre në Ligën Premier, pasi ka marrë licencën A të UEFA-s për trajner në moshën vetëm 21-vjeçare, shkruan Telegrafi.

Bëhet fjalë për Ejdin Gjonliqin, i cili është trajneri më i ri në histori të futbollit dhe tashmë ka marr oferta prej skuadrave të ligës elitare angleze.

“Futbollin e kam dashur qysh i vogël ndërsa e kam kuptuar se nuk jam për lojtar. Kështu që zgjodha të bëhem trajner. Për ditë kam analizuar taktikat, lojtarët,  trajnerët dhe kuptova se dua të merren me këtë”, thotë Gjonliq, i cili ka lindur në Norvegji, por prindërit i ka prej Bosnje–Hercegovinës.

Pasi ka marrë licencën “A”, Ejdin ka lëvizur për në Angli. Suksesi i tij i jashtëzakonshëm nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha angleze, ndërsa së fundi i kanë ofruar bashkëpunim Arsenali dhe Tottenham Hotspurs.

Gjonliq ka marrë edhe nofkën “Mini Mourinho”, dëshiron të shkojë hapave të trajnerit të Manchester Unitedit.

Shpërndaje në: