E jashtëzakonshme mënyra si na mashtrojnë magjistarët

E jashtëzakonshme mënyra si na mashtrojnë magjistarët

Shpesh duket që magjistarët janë të aftë për të bërë gjëra që duket se i kalojnë të gjitha ligjet e natyrës mirëpo disa nga truket magjike më të njohura në gjithë botën nëse shikohen nga një mënyrë më e sofistikuar mësohet se nuk janë ashtu siç duken.

Ndarja e personit në dy pjesë

Të gjithë e kemi mbajtur frymën kur magjistarët e kanë ndarë personin në dy pjesë, epo nuk duket aq emocionuese kur kuptohet se kanë qenë dy asistente.

Kartëmonedha e shqyer

Çdo kush donte ta dinte se si ndahej dollari në dy pjesë në sy të publikut dhe më pas ta kthente në gjendjen e mëparshme.
Sekreti këtu qëndron në prerjen e lapsit në dy pjesë diagonale dhe i lidhur me magnet të fortë çka lejon kartëmonedhën të kalojë lehtas dhe të mbetet e padëmtuar.

Ngritja në ajër

Sekreti I këtij mashtrimi i cili është shumë popullor në mesin e magjistarëve të rrugës është e fshehur në mbështetjen e një shkopit të cilin në mënyrë të përkryer e fshehin poshtë rrobave të tyre të gjera.

Gota që zhduket

Gota me ujë vendoset në një tavoline dhe më pas mbulohet me shami. Kur magjistari e heq shaminë shohim se si ajo zhduket.Këtu mashtrimi është I dyfishtë, së pari ka një unaze teli e qepur në shami e cila krijon iluzion se xhami është nën shami, dhe e dyta gota kalon në një qese të fshehtë e cila gjendet në një vrimë në tryezës.

Njeriu “zig-zag”

Suksesi i këtij mashtrimi në masë të madhe varet jo vetëm nga magjistari mirëpo edhe nga asistentja e tij, detyra e të cilëve është që të mbajnë këmbët dhe duart në një pozicion të ngjajshëm me atë të një sjellje të zakontë njerëzore brenda një hapësirë të vogël dhe të çuditshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: