E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci
Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi në finale e mposhti hungarezen Reka Pupp me një Ippon të bukur.
Kësisoj, për Kosovën kjo është medalja e parë e artë në Kroaci ndërsa numri mund të rritet edhe përmes Flaka Loxhës.
Rrugëtimi i Distria Krasniqit drejt të artës
Meqenëse është një nga xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi si zakonisht e kaloi raundin e parë pa lojë.
Në raundin e dytë, Krasniqi fitoi me Ippon ndaj xhudistes braziliane Amanda Lima, derisa në çerekfinale vazhdoi me të njëjtën ritëm ndaj francezes Pont Blandine, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.



