E kaluara për turp e Gianluigi Buffonit (Foto)
Njëri ndër portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Gigi Buffon, ka nënshkruar sot kontratë një vjeçare me skuadrën franceze Paris Saint Germain, shkruan Periskopi.
Ai e kishte nisur mjaft mirë karrierën e tij si portier te Parma, duke arritur suksese shumë të mëdha. Edhe te Juventusi, ai bëri famë të jashtëzakonshme përgjatë 18 viteve me hiç më pak se 507 paraqitje kampionale.
Por, edhe pse shërben si model për shumë portierë të rinj, mes tyre edhe Gianluigi Donnaruma i AC Milan, Buffon në rininë e tij sa ishte te Parma ka bërë gjeste të turpshme.

Një vit para se të transferohej te Juventusi, ai kishte vendosur në mënyrë të çuditshme që të mos e mbante numrin 1 mbi shpinë. Dhe, a e dini se cilin e kishte zgjedhur? 88-shin! Ky numër njihej për konotacionin e keq nazist që barte. Duke qenë shkronja H e teta në alfabet, me dy numra 8, ajo bëhej HH e që ishte shkurtorja e përshëndetjes naziste “Heil Hitler”.
Buffoni i kryqëzuar nga shtypi italian dhe ndërkombëtar kishte thënë që nuk e dinte se numri kishte konotacion të neonazistëve, por që e kishte marrë atë numër duke menduar të reprezentonte “katër topat” që janë symbol i karakterit dhe atributeve të një personi. Menjëherë, ai e ndryshoi numrin duke e zgjedhur 77-shin.
Në shtator të vitit 1999, një tjetër skandal ishte bërë nga portieri që e kishte fituar Kupën e Botës “Gjermania 2006”. Buffon e kishte bartur një sllogan fashist ku shkruhej “Boia chi molla” [shq.ai që dorëhiqet është faqezi]. Kritikat ndaj tij për këtë gjest kishin qenë edhe më të ashpra. 21 vjeçari Buffon publikisht kishte kërkuar falje, duke thënë që ishte një gjest prej budallai dhe tepër naiv, sepse ishte krejt injorant në lidhje me konotacionet neo-fashiste.

Pikërisht në vitin 2000, Buffoni kishte rrezikuar një dënim me burg prej katër vitesh për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme, në mënyrë që të merrte një diplomë juridiku në Universitetin e Parmas, por që ai vetëm u xhobit me 6 mijë e 350 lira. Më vonë ai e kishte përshkruar këtë incident si më të turpshmin në jetë, dhe për të cilin pendohej shumë. /Periskopi



