“E kapur nga VV” – PSD me aksion tek Prokuroria e Shtetit
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj është duke zhvilluar sot një aksion.
Aksioni ka të bëjë me Prokurorinë e Shtetit dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Në murin e objektit tek Prokurori i Shtetit PSD ka shkruar “Prokurori e kapur nga VV”.
Ky aksion po zhvillohet pikërisht në afërsi të obeliskut “New Born”, tek Prokuroria e Shtetit






