A e keni ditur që motra e Mihrijes është… (Foto)

A  e keni ditur që motra e Mihrijes  është… (Foto)

 

Lora Braha, motra e këngëtares së njohur Mihrije Braha, është mjaft e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, ahengje familjare, e po kaq aktive del të jetë edhe me postime në rrjete sociale.

E bukur, me pamje mjaft të freskët si përherë, dëshmon se vërtetë është e trashëguar, meqë edhe Mihrija është akoma në top formë, ani pse jo më në moshë rinore.

Çuditërisht, Lora, me imazhin e fundit, ka befasuar si asnjëherë tjetër, shkruan Kosovarja.

Në fytyrën e saj me hire, mollëzat e ekzagjëruara pamasë, shihet qartë se janë deformuar shkaku i tendencës për përdorimin e efekteve të photoshop-it.

Epo, tendenca për t’i mbuluar disi vitet, duke hyrë në rangun e super femrave të reja të estradës, por i transformon totalisht, duke i’u humbur natyralitetin.

Gjithsesi, Lora, bën mirë të ketë më shumë kujdes kur përdor photoshopin.

 

Shpërndaje në: