A e keni ditur se nëna e Tunës është kaq e bukur? (FOTO)
Viti 2017 këngëtares së njohur Altuna Sejdi-Tuna i solli dhuratën më të bukur në jetë.
Tuna para disa muajve për herë të parë përjetoi ndjenjën më të ëmbël duke u bërë nënë.
E vetëm pak ditë më parë Tuna dhe Patrisi festuan gjashtë mujorin e lindjes së Tianit të vogël.
Me këtë rast ata kishin organizuar edhe një festë të vogël familjare ku natyrisht nuk munguan as imazhet e bukura.
Ditë më parë ishte Patrisi ai që ka publikuar një fotografi ku Tiani i vogël shihet së bashku me dy gjyshërit. Por në një imazh tjetër të publikuar në rrjetet sociale, shihet Tuna së bashku me prindërit dhe Tianin e vogël.
E ajo që bie në sy është se Tuna i ka ngjarë shumë nënës së saj pasi që ajo duket shumë e bukur.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur pas një kohe të gjatë duket se së shpejti do të publikojë një projekt të ri.





