E kishit vënë re që Luana ka pak miq të ngushtë? Bukuroshja na tregon arsyen
Luana Vjollca është ndër vajzat më të pëlqyera, por edhe më të kritikuara të show bizit shqiptar.
Së fundmi ajo është vëndosur në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj në dasmën e Marinës. Ka pasur nga ata që e kanë vlerësuar për look-un, me forma të lakmueshme nga të gjithë dhe shumë seksi, ashtu si kurse gjithmonë ka pasur edhe komente negative që e kanë kritikuar se nuk ka bërë zgjedhjen e duhur.

Pavarësisht kësaj, Luana ka zgjedhur gjithmonë që të mos u kthejë përgjigje, por ka lënë sukseset e saj si moderatore dhe si këngëtare të flasin.
Bazuar tek një postim i saj i fundit, një shprehje të Tupac, mund të themi që bukuroshja e ekraneve shqiptare ka “rrëfyer” diçka më shumë nga vetja: arsyen se përse nuk ka një rreth të gjerë shoqëror. Ne gjithmonë na është dukur sikur ajo rrethoeht nga një grup i madh shoqëror, por nuk paska qenë kështu.
Ajo ndan të njëjtin mendim me Tupac se njerëzit real nuk kanë shumë shokë.

Arsyen që mund ta ketë shtyrë Luanën të bëjë një postim të tillë nuk e dimë, por kohët e fundit mesa kemi vënë re se ka postuar thënie shumë të veçanta me shumë domethënie si për t’iu kundërpërgjigjur “dikujt”. Më herët ajo postoi një deklaratë të aktores Meryl Streep e cila ka thënë: “Unë nuk kam më durim për ca gjëra sepse kam arritur në një pikë të jetës time ku nuk dua të humb më shumë kohë dhe të bëj atë që s’më pëlqen apo çka më bën të vuaj. Më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara. Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë”.




