E konfirmon Bunjaki: Ky futbollist do të jetë i gatshëm kundër Turqisë
Samir Ujkani pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë.
Kapiteni kosovar nuk është paraqitur për ekipin e tij italian Pisa që një kohë të gjatë, prandaj ishte i dyshimit për ndeshjen e përfaqësueses.
Mirëpo, përzgjedhësi Albert Bunjaki për IndeksOnline e ka konfirmuar se Ujkani po shkon duke u bërë më mirë dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e 11 qershorit.
“Rehabilitimi i Samirit është duke shkuar shumë mirë, dhe do të jetë në lojë. Ai është duke u përgatitur për ta mbajtur formën e tij fizike. Ka pas një ndër sezonet e tij më të mira”, ka thënë Bunjaki.
Gjithashtu, trajneri kosovar insiston se sa i përket listës së futbollistëve për ndeshjen kundër Turqisë tashmë e dimë 99 për qind. Ndërsa, nuk e mohon se do të ketë befasi.



