E konfirmon Qeveria kroate: Po shqyrtojmë pezullimin e një pjese të bashkëpunimit me Izraelin
Ministri kroat për Çështje të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliç‑Radman, ka njoftuar se Kroacia po shqyrton përzullimin përkohshëm të një pjese e bashkëpunimit shkencor me Izraelin që do të dërgonte një mesazh politik të qartë, pa ndërprerë dialogun.
Në një deklaratë për media kroate, Grliç‑Radman tha:
“Kroacia po shqyrton mundësinë e bashkimit me një numër gjithnjë e në rritje të shteteve anëtare që, duke pezulluar përkohësisht një pjesë të bashkëpunimit me Izraelin, duan të dërgojnë një mesazh të qartë politik.”
Ky bashkëpunim përfshihet brenda programit Horizon Europe, instrumenti i BE-së për financimin e kërkimit dhe inovacionit, dhe Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin pjesëtar të përfshirjes së Izraelit në program.
Grliç‑Radman bëri të qartë se kjo masë nuk do të thotë prishje e dialogut, por presion politik ndaj Izraelit. Vendimi parashikohet të marrë mbështetjen e Kroacisë në kuadër të debatit më të gjerë në Bashkimin Evropian./Periskopi/



