E konfirmon UFC: Conor McGregor rikthehet në kafaz për t’u përballur me armikun më të madh (Foto)

E konfirmon UFC: Conor McGregor rikthehet në kafaz për t’u përballur me armikun më të madh (Foto)

Tani më është zyrtare dhe Conor McGregor do të mund të ndeshet me Khabib Nurmagomedov.

UFC ka konfirmuar se dy sportistët do të ndeshen më 6 tetor në T Mobile Arena në Las Vegas.

Kjo pritet të jetë super përballja e UFC 229 mes McGregor dhe Khabib që janë armiq.

McGregor për herë të fundit në UFC është përballur në muajin nëntor të vitit 2016.

Ndërkohë, Khabib Nurmagomedov ai e ka fituar titullin e kampionit të botës në peshat e lehta në UFC në muajin prill të vitit të kaluar.

Irlandezi McGregor e kishte sulmuar një autobus me luftëtarët e UFC për shkak të Khabib.

Ky rast ka bërë që dyshja të krijojnë një rivalitet të madh e ku ky rivalitet pritet të na dhurojë spekaktël më 6 tetor.

Shpërndaje në: