E konfirmuar: Agim Aliu rikandidon për kryetar të Ferizajt
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të martën takime me strukturat e degëve të tri komunave; Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit.
Zëdhënësi i komunës së Ferizajit, Albion Sherifi, e ka konfirmuar për Periskopin se PDK do të rikandidojë përsëri për kryetar të Ferizajt me Agim Aliun.
Aliu, garon për mandatin e dytë, në krye të njërit prej qyteteve më të zhvilluar ekonomikisht në Kosovës.
Ndryshe, edhe Kaçanikut ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar. Bëhet fjalë për Besim Ilazin, i cili synon mandnatin e katërt për krye të Komunës.





