E konfirmuar: Një viktimë nga zjarri në Tetovë, tjetri i lënduar

E konfirmuar: Një viktimë nga zjarri në Tetovë, tjetri i lënduar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Tetovë, ku një person e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një banesë te Blloku 70-të në këtë qytet.

Lidhur me rastin, për Klankosova.tv ka dhënë detaje komandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti, transmeton Periskopi.

“E kemi fatkeqësisht një viktimë dhe një person të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në një banesë në katin e shtatë në Bllokun 70”, deklaroi ai.

“Viktima duhet të jetë diku i moshës rreth 70-vjeçare, derisa i lënduari është djali i viktimës. Të dy janë të nacionalitetit maqedonas”, theksoi ai.

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

 

Shpërndaje në: