E konfirmuar: Prokuroria e Krimet Ekonomike të policisë nisin një aksion ndaj argjendarive në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Policinë e Kosovës inspektorët e tregut, Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës ka nisur një aksion në argjendaritë e Pejës.
Lajmin Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, transmeton Periskopi.
“Mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet ekonomike te Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK-në”.
Aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë-Cak argjendaritë



