E konfirmuar: Thierry Henry do të jetë trajner i gjigantit francez

E konfirmuar: Thierry Henry do të jetë trajner i gjigantit francez

Bordeaux duket se e ka gjetur trajnerin e ri të skuadrës pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit. Mediet franceze kanë raportuar se ky klub është përpjekur të joshë ish lojtarin e tyre, Zinedine Zidane por ky i fundit nuk ka pranuar, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Bordeaux ka arritur që në radhët e saj të marrë legjendën e francës, Thierry Henry. Asistenti i Roberto Martinezit te Belgjika raportohet se i ka thënë “Po” drejtuesve të gjigantit francez.

Edhe ish trajneri i tij, legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger gjatë ditës së djeshme deklaroi se Henry dëshironte të menaxhonte Bordeaux-në, siç raportoi Periskopi.

Henry para disa ditësh u bë 41 vjeç, dhe në Ligue 1 do të takonte ish bashkëlojtarin e tij Patrick Vieira i cili po e menaxhon ekipin e Balotellit, Nice. /Periskopi

Shpërndaje në: