E kritikojnë për hundën, por komenti i Eminës është epik
Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj shpesh i kthen përgjigje komentuesve në rrjete sociale, e sidomos atyre që kanë kritika.
Në një foto të publikuar prej saj në rrjete sociale ku shfaqet me vogëlushen e saj Mia Soraya, një nga komentueset e ka kritikuar për hundën duke shkruar:
“Qyqa moj vajzë, të rujt zoti por çfarë hunde ke”,-përfundon komentuesja. Por Emina ja ka kthyer me ironi duke i thënë:
“Siç ma ka fal zoti. Nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla je e kënaqur ti me hundën tënde sikur unë me timen, ehh sa më e madhe hunda, më kollaj merr frymë”,-ka përfunduar komenti i Eminës.




