E mbani mend fustanin e famshëm? Ju prezantojmë dilemën më të re të internetit

E mbani mend fustanin e famshëm? Ju prezantojmë dilemën më të re të internetit

Fillimisht interneti na përçau me foton e një fustani që disa mendonin se ishte i bardhë dhe i artë, ndërsa të tjerë betoheshin se ishte i zi dhe blu. Dhe dilema e radhës po përgatitet të na përçajë sërish.

Gri dhe gurkali apo rozë dhe të bardha? Ky është debati lidhur me ngjyrën e një palë atleteve fotoja e së cilave po qarkullon kudo në internet. Përdoruesja e Facebook-ut Nicole Coulthard publikoi një foto të atleteve të reja të shoqes së saj dhe pyeti njerëzit se çfarë ngjyre mendonin se ishin, sepse pikërisht për këtë dhe ajo kishte lluar të debatonte me shoqen.

Nicole publikoi foton para gati 100 mijë njerëzve dhe ngriti pyetjen: “Ok vajza një shoqja ime sapo më dërgoi këtë dhe më pyeti çfarë ngjyre janë, unë mendoj se është rozë e çelët dhe e bardhë, por ajo insiston se është blu e çelët dhe gri. Po ju çfarë shihni? Ju lutem më thoni rozë dhe e bardhë!”

Shumë mendojnë se janë rozë dhe e bardhë, ndërsa të tjerët mbronin mendimin e shoqes dhe fotoja mori më shumë se 1000 komente brenda një dite.

Burimi: Daily Mail

Shpërndaje në: