E mërkurë e vranët, nganjëherë me rreze dielli
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius.
Ndërkaq, maksimalet e ditës do të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./Periskopi/



