E njohim si një trimëreshë, “Xhbanja” vjen kësaj radhe duke kalëruar
Ajo u bë e njohur për publikun kosovar me rolin e “Xhbanes” në serialin “O Sa Mirë”.
Arjola Demiri, e cila në serial karakterizohet si një femër e fortë dhe trimëreshë, siç duket ajo edhe në jetën e përditshme ka një karakter të tillë, shkruan Kosovarja.
Aktorja nga Tropoja, e cila është njëkohësisht edhe nënë e tre fëmijëve, ndanë me ndjekësit e saj në Instagram momente të shumta nga përditshmëria e saj.
Ajo sot ka publikuar disa fotografi, e cila shihet duke kalëruar në një kali të bardhë, e buzëqeshur teksa shijon momentin.
“Rruga për në parajsë është mbi kurrizin e një kali”, e ka përshkruar aktorja momentin, e cila shihet se e ka shijuar deri në maksimum. /Kosovarja/








