E pabesueshme: Futbollisti i Realit refuzoi 20 oferta
Mariano dëshiron të qëndrojë në Madrid për të vazhduar ëndrrën e nisur disa vite më parë. Mediat spanjolle kanë arritur të zbulojnë disa nga skuadrat që kanë bërë ofertë.
Bëhet fjalë për ekipe nga Spanja, Italia, Anglia, Franca, por edhe Gjermania.
Sevilla, Gijoni, Malaga, Espanyoli, Villarreali, Lazio, Fiorentina, Genoa, Marseille, Frankfurti, West Hami, Leicesteri dhe Southamptoni ishin disa nga ekipet që kërkuan me ngulm lojtarin nga Republika Domenikane.




