E pabesueshme: Ja sa media e kanë përcjellë rastin e Ronaldos sot (Foto)
Interesim i jashtëzakonshëm për seancën e Cristiano Ronaldos në Gjykatën e Lartë në Pozuelo.
Portugezi është paraqitur sot pas akuzave për evazion fiskal.
“Marca” ka bërë të ditur që shfaqjen publike të Ronaldos e kanë përcjellë 215 media, përcjellë “Lajmi.net”.
Ky njëherësh është mbulimi më i madh i ndonjë rasti në Gjykatat e Spanjës.
Ronaldo ka bërë deklarimin e tij dhe është larguar drejt shtëpisë në ora 13:15.



