E pabesueshme: Këto janë çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve (FOTO)
Nesër, me fillim nga ora 12:00, pritet të hidhet shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por fotoja e fundit që po qarkullon në internet tregon se gjithçka është vendosur tashmë, dhe shorti do të jetë vetëm një formalitet për publikun.
Sipas fotos, asnjë ekip anglezë nuk do ndeshet mes vete, teksa United dhe Liverpool pritet të kenë punë të lehtë ndaj Portos respektivisht Ajax, shkruan Periskopi.
Ndeshja më e mirë pritet të jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Barcelonës, ku për trajnerin Guardiola do ishte ndeshje speciale.
Juventusi takohet me Tottenham, një tjetër ndeshje interesante.
Të shohim nesër nëse kjo foto vetëm është bërë për ta hutuar publikun dhe të ngjallë reagime, apo pse jo, të jetë e vërtetë?! /Periskopi/




