E pabesueshme, ky është këngëtari shqiptar më i kërkuar në Google
Më 3 prill, mediat do të krijonin një listë me shqiptarët më të kërkuar në Google, listë që u kryesua nga udhëheqësi komunist Enver Hoxha me plot 3,830,000 (0.39 sek) kërkime.
Në renditje u përfshinë gura të rëndësishme historike, udhëheqës legjendarë, politikanë dhe artistë. Por rrezja jonë e hulumtimit do të linte jashtë (me të drejtë) Mehedin Pergjeçajn, i njohur si Meda.
Nëpër portale po qarkullon lajmi se ky i fundit është këngëtari më i kërkuar në Google, me 33,500,000 (0.39 sek) kërkime. Pa lënë pas meritën e muzikës së tij, këngët e të cilit numërojnë miliona klikime duhet thënë se emri i Medës është paksa i favorizuar.
Me një kërkim të shpejtë mund të kuptoni se nën emrin Meda gjenden grupime dhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare.
Po kështu individë të shumtë mbajnë mbiemrin Meda: inxhinieri Alberto Meda.
Kompozitorja italiane Bianca Maria Meda.
Një hotel në Çeki mban po ashtu emrin Meda, siç ka edhe çmime MEDA (Maryland Economic Development Association).
Të gjitha së bashku, përfshirë edhe kërkimet për vetë Mehedin Pergjeçajn kapin shifrën 33 milionëshe!









