E pabesueshme: Liverpooli përsëri ‘luan’ në ‘Anfield’ kundër Cityt
Tifozët e Liverpoolit përjetuan një natë magjike në ‘Anfield’ mbrëmë ku skuadra e tyre e zemrës shkatërroi Manchester Cityn
Liverpool do të luajë përsëri javën tjetër ndaj ‘Qytetarëve’ në ndeshjen e kthimit të Champions League, shkruan Periskopi.
Por, klubi i madh anglez ka një ide të veçantë për tifozët pasi planifikon që ndeshja që do të luhet në ‘Etihad’ të shikohet brenda në ‘Anfield’ në një ekran gjigant.
Biletat për këtë takim do të kushtojnë shumë lirë, pesë funta për tifozët deri në 16 vjet dhe 10 funta për të rritur.
Biletat do të shiten ditën e martë nga ora 17:00, derisa tifozët mund të hynë në ‘Anfield’ deri në orën 20:00. /Periskopi/



