E pabesueshme: lojtari i Chelseat e pëlqen në Instagram festën e lojtarëve të Arsenalit në ndeshjen e fituar ndaj Chelseat
Patrick Bamford, 23 vjeçari që është i huazuar te Chelsea, mbrëmjen katastrofike të humbjes së skuadrës së tij ndaj Arsenalit, i ka pëlqyer statuset në Instagram të Hector Bellerin dhe Mesut Ozil.
Një shpërqendrim i tillë mund të mos jetë i rastësishëm pasiqë Bamfordit nuk po i krijohet aspak hapësirë te blutë e Londrës për të dëshmuar veten.
Megjithatë, ai sot ka kërkuar falje për këtë veprim dhe i ka larguar “pëlqimet” nga statuset e lojtarëve të Arsenalit.



