E pabesueshme, një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayernit
Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj Union Berlinit.
Ndeshje kjo e cilësuar si e “lehtë”, për kampionët rekord të Gjermanisë.
Ndërsa e veçanta e kësaj ndeshje, është se në stol të “Bavarezëve” është dhe një kosovar.
Ai quhet Erblin Osmani, mesfushori 16-vjeçar i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të grupmoshave U-17 të Bayernit, ku ka 15 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime.
Rezultati aktual në ndeshje është 0-0./Periskopi



