E pabesueshme: Për Kuvendin e Kosovës garon edhe “shkrimtari” i njohur (Foto)

E pabesueshme: Për Kuvendin e Kosovës garon edhe “shkrimtari” i njohur (Foto)

Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur jo pak befasi, shkruan Periskopi.

Partia “Fjala” në listën e saj e ka përfshirë edhe Valon Beqirin, i cili siç duket me profesion është jurist, por më shumë vë në pah rolin e shkrimtarit, të cilin e ka përmendur edhe në fotografinë prezantuese për kandidaturën e tij si deputet, ku mban numrin 47.

Beqiri përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ku ka paraqitur kandidaturën e tij, ka shkruar se do të mbrojë “të drejtën, të arsyeshmen dhe të ndershmën”, gjersa thotë se në shkrimet e tij, temat i trajton me delikatesë e logjikë, transmeton Periskopi.

“Ju jeni të njoftuar që moti me shkrimet që unë kultivoj, temat e larmishme ku mundohem ti trajtoj me shumë delikates dhe logjikë. Ndoshta edhe nuk jam ndonjë shkrues i mirë, por e di se jam munduar gjithnjë të sjelli më të bukurën tek ju! Mora një hap tjetër më shumë për ta mbrojtur të drejtën, të arsyeshmen dhe të ndershmen pêrmes kandidaturës time për deputet n’parlamentin e Kosovës! Me dëshirë të të tjerëve po konkuroj!  Nëse mendoni se vlej, pres nga ju…! Nëse jo, përsëri e di se m’doni si punëtor shkrimi.E dua të drejtën më shumë se veten!”, ka shkruar Beqiri.

Por, shkrimet e tij në “Facebook” jo rrallëherë janë edhe seksiste.

Femra ik, vetëm atëherë kur nuk i del burrë!“, shkruan Beqirin në njërin nga publikimet e tij.

“Oj Nëna çikës, po ta du seriozisht çiken,

ma jepni me qef e mos t’ja u shti n’kese,

ajt fol me burrin tond thuji që jom i mirë,

lene çiken me mu, pash besen rrini pa vesvese“, shkruan Beqirin në një tjetër shkrim të tij.

Shpërndaje në: