E pabesueshme, por e vërtetë – Barça bëri të pamundurën realitet, jemi dëshmitarë të përmbysjes më të madhe në histori të futbollit (Video)

E pabesueshme, por e vërtetë – Barça bëri të pamundurën realitet, jemi dëshmitarë të përmbysjes më të madhe në histori të futbollit (Video)

Katalunasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe arritën të përmbysin rezultatin 4-0 nga ndeshja e parë.

Goli i parë në takim erdhi nga Luis Suarez në minutën e tretë, ndërsa Laycin Kurzawa ngriti epërsinë e vendasve duke shënuar autogol dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

 

Goli i shpresës u shënua nga Lionel Messi në minutën e 50-të nga pika e bardhë.

Por, në minutën e 62-të në skenë doli Edison Cavani, duke ia bërë më të vështirë kualifikimin.

 

Çdo gjë u bë dramatike me dy golat e shpejt nga Neymar (88′ dhe (90’+1), por në minutën e fundit shënoi Sergio Roberto dhe kështu kualifikoi klubin spanjoll tutje, dhe u bë autor i përmbysjes më të madhe në histori të futbollit.

 

Kundërshtari i ardhshëm i Barcelonës do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: