E pabesueshme: Rakitic ‘tradhëton’ Modricin
Ivan Rakitic ka thënë se Lionel Messi është i ndryshëm nga lojtarët e tjerë, duke e lavdëruar yllin e Barcelonës pas përformancës së shkëlqyeshme kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.
Messi ishte i magjishëm mbrëmë, pasi fituesi i pesë herë Topit të Artë shënoi dy herë për ta ndihmuar Barcelonën në një fitore 4-2 ndaj Tottenhamit në Wembley.
Messi vazhdoi me formën e mirë në Ligën së Kampionëve, ku ka shënuar 64 gola në 65 paraqitje në fazën e grupeve, shkruan Periskopi.

”Me gjithë respektin ndaj lojtarëve të tjerë që e kanë fituar Topin e Artë, ne e dimë se ka një lojtar që është ndryshe nga të tjerët dhe që është Leo Messi”.
”Ndonjëherë ka rrethana si Luka Modric që bëri një sezon të shkëlqyeshëm dhe ndoshta njerëzit duan të ndryshojnë pak”.
”Por, me gjithë respektin, Luka dhe të tjerët e dinë se ka një lojtar që është i ndryshëm nga të tjerët, dhe ai është Leo Messi”, përfundoi kroati./Periskopi/



