E pabesueshme, Ronaldo u bë ‘trajner’ në finalen e Euro 2016

E pabesueshme, Ronaldo u bë ‘trajner’ në finalen e Euro 2016

Ai thotë se luajti rolin e trajnerit në finalen e Europianit 2016, në përballjen me Francën.

Tre herë futbollisti më i mirë në botë kishte pësuar një dëmtim në sfidën në fjalë në minutën e 25-të dhe si pasojë nuk kishte arritur të vazhdonte lojën.

Por, përkundër pamundësisë për t’i ndihmuar skuadrës së tij kombëtare në fushë, 31-vjeçari luajti rolin si trajner, duke i motivuar bashkëlojtarët.

“E vërteta është se kam kaluar vijën e të qënit futbollist në kuptimin e mirë të fjalës”, deklaroi Ronaldo.

“Unë i inkurajoja bashkëlojtarët sikur të isha një trajner. E dija se kjo ishte e dobishme, për shkak se ata më respektojnë mua”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: