E pabesueshme se çfarë çmimi i ka caktuar Lazio Etrit Berishës

E pabesueshme se çfarë çmimi i ka caktuar Lazio Etrit Berishës

E ardhmja e Etrit Berishës sipas të gjitha gjasave do të jetë tek Atalanta.

Këtë e konfirmon edhe Federico Pastorello, agjenti i portierit shqiptar, një ndër më të rëndësishmit në Itali.

“Etriti po ecën kaq mirë, saqë jam i sigurt se Atalanta do të ushtrojë të drejtën për ta blerë në fund të sezonit”, shpjegoi agjenti për mediat pranë klubit të Lazios.

Çmimi i kartonit të “gardianit” kuqezi, i cili u huazua në ekipin bergamask në ditën e fundit të merkatos verore dhe aktualisht po e merr veten pas operacionit në gju, shkon në shtatë milionë euro.

Pjesë e operacionit për kalimin përfundimtar të Berishës tek Atalanta mund të jetë edhe njëri mes portierit Marko Sportielo dhe sulmuesit Alberto Paloschi, të cilët mund të shkojnë te Lazio.

Shpërndaje në: