E pabesueshme se çfarë i ndodhi futbollistit afrikanë të Trepçës 89′

E pabesueshme se çfarë i ndodhi futbollistit afrikanë të Trepçës 89′

Mbrojtësi nga Gambia, Kabba Sambou ende nuk e beson faktin që është përjashtuar nga ndeshja, pasi që zakonisht është shumë i qetë në fushë.

Në një prononcim për “Gazeta Olle”, ai shpreh keqardhjen për mungesën ndaj Ferizajt, duke u shprehur optimist për ndeshjet vijuese të kampionatit.

“Të them të drejtën ende nuk e besoj atë që ndodhi. Ishte kartoni im i parë i kuq në karrierë. Unë i mbaj zakonisht nervat dhe jam shumë i qetë. Më vjen shumë keq”, deklaroi Sambou

“Më vjen keq për mungesën ndaj Ferizajt. Kampionati është i gjatë dhe kemi gjasa të mira të shpallemi kampionë”, vazhdoi ai.

Për shkak të mungesës së afrikanit, trajneri Zekirija Ramadani inkuadroi në lojë Lapidar Lladrovcin ndaj ferizajasve. 89-shi gaboi duke luajtur baras 0:0. Në ndeshjen e ardhshme, “Minatorët” përballen me Dritën në Gjilan.

Shpërndaje në: