E pabesueshme se ku mund të transferohet Rooney
Kështu të paktën thotë trajneri i kësaj skuadre, Ronald Koeman.
“Ende mendoj se Rooney luan në nivel të lartë dhe ka bërë zgjedhje të mirë që ka mbetur në Manchester United dhe në Premierligë”, deklaroi Koeman.
“Ai ka edhe dy ose tri vite para vetes në nivelin më të lartë. Unë mendoj se ai është një prej atyre futbollistëve që mund ta forcojë Evertonin nga përbërja aktuale. Çdo futbollist që mund ta forcojë ekipin është i mirëseardhur në Everton”, u shpreh ai.
Rooney në të kaluarën ka qenë pjesë e Evertonit, ndërsa në vitin 2004 u transferua te United. /Periskopi.com



