E pabesueshme se ku do të zhvillohet finalja Milan-Juventus

E pabesueshme se ku do të zhvillohet finalja Milan-Juventus

Vincenzo Montella e ka të qartë se për të mposhtur skuadrën e Allegrit, futbollistët e tij duhet të zhvillojnë ndeshjen e jetës.

“Bardhezinjtë janë një skuadër thuajse e pamundur për t’u mposhtur. Dëshiroj që futbollistët e mi të sillen në mënyrën e duhur në fushë. Dua një Milan në 100% të mundësive të tij, madje edhe më shumë.

Duhet të bëjmë ndeshjen e jetës pasi vetëm kështu mund të pretendojmë të fitojmë ndaj Juventusit. Higuain nuk është rreziku i vetëm i bardhezinjëve, ata kanë dhe Dybalan, që është njëkohësisht edhe futbollisti më i paparashikueshëm te Juvja.

Për mua Dybala është një nga lojtarët më të mirë në Botë për momentin sepse ka pasur një rritje të jashtëzakonshme dhe ka arritur të fitojë mentalitetin që është pjesë e një skuadre të mëdha”.

Shpërndaje në: