E pabesueshme se si kishte nisur miqësia Ronaldo – Zidane
Ish yjet e Real Madridit kanë një raport special mes vete, i cili ka nisur kur braziliani ishte pjesë e Interit.
Ronaldo ka zbuluar se kur kishte pësuar lëndimin e rëndë te Interi, Zidane kishte marrë një aeroplan dhe kishte për ta vizituar në Paris, ku po rikuperohej, dhe që nga ai moment, ata kanë mbetur miq të përjetshëm.
“Miqësia jonë filloi kur luaja te Interi, kur u lëndova për herën e parë. Ai mori aeroplanin dhe erdhi për të më vizituar mua në Paris. Dhe kështu u bëmë shokë. Nuk kam tjetër çka të sqaroi”, ka deklaruar Ronaldo.



