E pabesueshme: Trajneri i Egjiptit nuk e votoi Salah
Menjëherë pas lancimit të tre lojtarëve më të mirë nga FIFA, në faqen zyrtare janë bërë publike edhe votat e të gjithë trajnerave dhe lojtarëve në botë, plot 45 mijë vota.
Të befasishme janë votat e selektorit të kombëtares së Egjiptit, Hector Cuper, i cili nuk e votoi Mohamed Salah.
Cuper i dha pesë pikë Messit, tre pikë Ronaldos dhe një pikë fituesit Luka Modric.
Duket e pabesueshme por edhe pse në Kampionatin Botëror ishin në të njëjtën anë, trajneri nuk ka menduar se Salah e meriton ndonjë pikë./Periskopi/



