E pabesueshme, turistët do të paguhen nëse i vizitojnë këto vende në Karaibe
Të gjithë vizitorët, të cilët do të qëndrojnë në këta ishuj, në vend se të paguajnë çmime marramendëse për të cilat ne jemi mësuar të dëgjojmë, ata do të paguhen 300 dollarë nëse qëndrojnë më shumë se tre ditë.
Kjo ofertë super tërheqëse, ka ardhur për shkak të festimit të 100 vjetorit, ku ishujt Virginia iu shtuan territorit amerikan. SHBA-të i blen ato nga Danimarka në vitin 1917 për 25 milion dollarë, monedha ari.
Ka disa ishuj në arkipelag që i përkasin SHBA-ve, ndërsa më të mëdhenjët prej tyre janë St. Croix, St John, dhe St. Thomas.
Falë pamjes spektakolare të tyre, klimës së butë, dhe standardet e larta të shërbimit, ishujt Virginia kanë fituar dashurinë e turistëve nga e gjithë bota. Prandaj këtë përvjetor, ata do ta marrin një bonus të veçantë.
Autoritetet lokale janë të gatshme të paguajnë çdo turist i cili qëndron në një nga tre ishujt më të mëdhenjë, 300 dollarë, por natyrisht se ka disa kushte per të fituar këtë ofertë kaq bujare.
Oferat është e hapur për këdo që prenonton para 1 tetorit të 2017-ës
Këto para nuk do të jepen cash, mirëpo turistët mund të i shpenzojnë ato në aktivitete të ndryshme zhytjeje, ekskursione dhe surf.
Sa për ata të cilit vijnë për të qëndruar gjatë përvjetorit (që do të zgjasë gjatë gjithë marsit) ata do të marrin një dhuratë të veçantë.
Ofertës kanë vendosur të i bashkohen 32 hotele, duke mos përmendur edhe bashkëpuntorët e tyre
Një fluturim nga aeroporti JFK në Charlotte Amalie, për në ishullin e Shën Tomasit, do të kushtojë rreth 710 dollarë, dhe koha e fluturimit është katër orë.
Koha më e mirë për t’i vizituar ishujt është gjatë muajve Janar dhe Prill, ndërsa fushata do të zgjasë deri më 31 dhjetor. /Periskopi/













