E pabesushme, ky klub refuzoi Ronaldon
Luis Suarez, ish-sulmuesi i famshëm i Barcelonës dhe i Interit, spanjolli tha gjatë një interviste për “Marca”-n se kishte qenë shumë pranë transferimit të Cristiano Ronaldos tek Interi në vitin 2002.
Në fjalët e spanjollit dallohet qartë inati që ushqen kundrejt klubit i cili mes sezoneve 1961-1970 e ndihmoi të fitonte dy herë Kupën e Kampioneve.
“Kam qenë shumë pranë transferimit të Kristiano Ronaldos tek Interi. Bisedova me nënën, motrën dhe menaxherin e tij. Isha aq pranë sa nisa të diskutoja edhe për çmimin. Por ai nuk kishte debutuar ende me ekipin e parë të Sportingut. Unë e vëzhgova gjatë një miqësoreje në Vigo, ku shënoi një gol si ai që i realizoi Ronaldo Kompostelës.
Ndihem fajtor, pasi nuk këmbëngula sa duhej tek Interi për t’i bindur që ta blinin. Isha mësuar me faktin se Interi më injoronte gjithmonë sa herë i këshilloja ndonjë lojtar. Kësaj here duhet të isha më këmbëngulës.
Ishte një mëkat t’i thoshe ‘jo’ një lojtari të atij kalibri. Kur Interi kuptoi se çfarë po bënte, ishte vonë, pasi Cristiano ishte i United”, u shpreh Suarez.



