E papritur: Messi te City, Ronaldo te United
Rivaliteti shumëvjeçar mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit mund të vazhdojë në një ambient tjetër, krejt larg Spanjës.
Sipas tregimit të Duncan Castle shitur gazetës Sunday Times këtë vikend, Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Manchester United, ndërsa Lionel Messi te rivali lokal, Manchester City.
Messi mund të nënshkruajë me City-n verën e ardhshme kur kontrata e tij me Barcelonën të skadojë, ndërkaq Ronaldo kishte mundur shumë lehtë të kalonte te Manchester United këtë verë sikur Kylian Mbappe të kishte pranuar ta zëvendësonte në Santiago Bernabeu, gjë që tinejxheri francez e kishte refuzuar shkaku i presionit të lartë.



