E papritur për Venger, lojtari kërkon largimin nga Arsenali

E papritur për Venger, lojtari kërkon largimin nga Arsenali

Portieri i Arsenalit, David Ospina, thotë se dëshiron të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit.

Që nga kalimi i tij te “Topçinjtë” në vitin 2014, Ospina ishte numri dy në portën e Arsene Wengerit dhe tani thuhet se kolumbiani është shumë afër transferimit në Turqi te Fenerbahçe.

“I kam thënë ekipit tim se dua të kaloj diku ku mund të luaj rregullisht. E dinë qëllimin tim. Nëse vjen oferta e duhur, i lumtur do të shkojë edhe në Turqi. Agjenti im merret me punët e transferimit. Në fakt, jam i lumtur te Arsenali, por dua të luaj rregullisht”, ka thënë 28-vjeçari për “Fanatik”.

Ospina ka pasur 48 ndeshje për Arsenalin në të gjitha kompeticionet.

Image

Shpërndaje në: