E paralizoi në ring, boksieri zbulon se çka i tha familja e tij pastaj
Guknecht tragjikisht kolapsoi në ring pasi pësoi gjakëderdhje në tru dhe kaloi pesë javë në koma. Që nga ajo kohë raportohet se ai nuk ka mundur as të flasë as të ecë më, shkruan Sportali.net.
Familjes së tij i është kumtuar lajmi tragjik se ai kurrë nuk do të rikuperohet deri në atë masë sa që të kujdeset për veten.
“Derisa ende po luftoj [zhvilloj meçe] gjithmonë do të kem vështirësi me gjendjen e tij,” tha Groves. “Është e tmerrshme, kam vështirësi me këtë, bashkëshortja ime ka vështirësi.
“Arrita ta shoh para se të shkonte në Gjermani,” zbuoi ai. “U takova me bashkëshorten e tij, motrën e tij, dhe ato më dhanë një përqafim të madh menjëherë.
“E di se po e ndjenin, por nuk më fajësuan mua.”
“Ato thanë: ‘Ky është sport, ne e kuptojmë’. Për të më liruar nga ndjenja e fajit ishte gjë e mrekullueshme, ato nuk patën nevojë, vërtetë e vlerësoj këtë.
“Ai është ende në lutjet tona dhe ne shpresojmë të përmirësohet shpejtë kështu që të mund ti kthehet standardit të mirë jetësor.” /Sportali.net



